Në Nigeri dinë si të motivojnë, politikani vë shpërblim për çdo gol

Kombëtarja nigeriane do të luajë ditën e shtunë ndaj Afrikës së Jugut, ndeshjen më të rëndësishme të kualifikuesve të kupës së kombeve të Afrikës. Një barazim në këtë transfertë do të mjaftonte për t’i siguruar Nigerisë kualifikimin.

Por, për të motivuar lojtarët siç duhet para kësaj sfide ka menduar guvernatori i një prej provincave më të mëdha në shtetin afrikan. Politikani i quajtur në Ifanji Okoua vizitoi kampin stërvitor të skuadrës dhe u bëri të ditur se për çdo gol që do të shënohet në takimin ndaj Afrikës së Jugut, ai do të dhurojë 25.000 dollarë.

Lojtarët e kombëtares e kanë falënderuar politikanin për motivimin e shtuar dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ai jep futbollit në Nigeri. Nga larg kjo praktikë mund të duket shumë e çuditshme, por në Afrikë premiot për kombëtaret nga politikanë e biznesmenë janë diçka krejt normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *