“Në nderin e Gjergj Kastriot Skënderbeut”, mediat italiane ngre figurën e Ali Sowe: E refuzuan në Itali

Ali Sowe ka marrë një jehonë edhe në mediat e Italisë ashtu siç do të bënte dikur edhe Peter Olainka. Tundja e rrjetës kundër Romës ka sjellë kuriozitetin edhe të mediave që emri i këtij sulmuesi është shumë i njohur për ta. Kjo jo më kot pasi Sowe ka kaluar shumë aventura me shumë ekipe në Itali, por asnjëherë nuk ka mundur që të tregojë aftësitë e tij. Deri në vitin 2017 atje ku afrimi te Skënderbeu qëlloi gjetja e goditur për sulmuesin pasi u zhbllokua duke shënuar 21 gola në 33 ndeshje.

Për këtë arsye “Ilrestodelcarlino” ka bërë një profil të Sowes duke treguar gjithë karrierën e tij, ku mes të tjerash thuhet: “I refuzuar nga futbolli italian, në verën e 2017 u transferua në Shqipëri për të luajtur te Skënderbeu, i quajtur kështu për nder të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Dhe atje do të zhbllokohej për të dalë golashënuesi më i mirë. Më pas do të lëvizte te Cska Sofia, atje ku golat e realizuara përgjatë kampionatit ishin gjithmonë me dy shifra 11 gola dhe 13 gola. Me ndeshjen ndaj Romës provoi të gjitha aftësitë e tij”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online