“Muçi e ka kuptuar si bëhet një futbollist i madh”, flet trajneri i Tiranës për talentin bardheblu

Pas fitores së arritur në shifrat 0-1 kundër Laçit, Tirana do të përballet me Apoloninë. Trajneri Nevil Dede ka folur në një konferencë për mediat sa i përket kësaj ndeshje, atje ku nuk u la pa përmendur edhe Ernest Muçin. Tekniku i bardhebluve është shprehur se sulmuesi i talentuar po vjen gjithmonë në rritje dhe e ka kuptuar tanimë sesi mund të bëhet një futbollist i madh me detajet më të vogla.

“Ndaj Laçit kemi zhvilluar një përballje ndaj një rivali shumë të fortë. Vetëm se tanimë duhet që të kemi ecuri pozitive që pasohet ajo fitore e arritur në Laç. Në mesin e fazës së dytë do të kupohet gjendja e skuadrave dhe ka ngjeshje të kalendarit. Sa i përket Muçit po rritet gjithmonë, është shumë i talentuar dhe me prespektivë. Muçi e ka kuptuar se të bëhesh një lojtar i madh do të thotë që të punosh shumë pasi detajet më të vogla e bëjnë një futbollist të madh”, ka thënë Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online