Në moshën 36-vjeçare dhe me njërin sy të mbyllur, Bonuçi kryen një ndërhyrje vendimtare që të kujton kohën e lavdishme të tij

Leonardo Bonuçi ishte një element kryesor në fitoren e sotme të Juventusit. Bardhezinjtë mposhtën Leçen me rezultatin 2-1, ndërsa mbrojtësi italian tregoi shpirtin e tij lu.ftarak dhe të sakrificës. Bonuçi dëmtohet gjatë një dylu.ftimi dhe detyrohet të fashojë kokën. Syri i djathtë i tij ishte thuajse i mbyllur nga goditja, por kjo nuk e ndali futbollistin e “zonjës së vjetër” të vazhdonte lojën deri në fund. Madje duke u bërë edhe vendimtar me aftësitë e tij.

Në minutat e fundit të ndeshjes, sulmuesi i Leçes depërton me topin në zonën kundërshtare. I gjendur i vetëm përballë Sheznit, të gjithë prisnin golin e barazimit, por në të njëjtin mendim nuk ishte Leonardo Bonuçi. 36-vjeçari, edhe pse në moshë të madhe dhe me njërin sy të mbyllur, arrin të kryejë një ndërhyrje të kohëve të tij të lavdishme, duke i mohuar golin Leçes. Një ndërhyrje që në fund i siguroi fitoren bardhezinjve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online