Në Moldavi mbetën edhe vetë të habitur sesi e mundën Laçin, tregojnë se përse fitorja e tyre ishte e pastër në Shqipëri

Laci do të humbiste kundër Petrokubit në shifrat 1-4. Kurbinasit u përmbysën në pjesën e dytë, teksa të gjithë po prisnin suksesin e madh të kurbinasve për të kaluar në turin e tretë të Conference League. Në ndeshjen e parë ekipi shqiptar arriti që të mbante portën e paprekur edhe pse po luante me një lojtar më pak, ku Spahiu u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 27. Katër golat e realizuar në 45 minuta nga ana e Petrokub pas asaj ndeshje të parë, i ka kapur të papërgatitur edhe vetë moldavët.

“Moldfootball” ka pasqyruar artikullin e përfundimit të takimit dhe nuk kanë qenë të pakëta komentet që kërkonin të shpjegonin se përse kjo fitore e Petrokubit nuk duhet dyshuar për asnjë moment. Moldavët tregojnë se Laçi nuk është një rival i pakalueshëm në letër, ndërsa shprehen se vetë shpërblimet që jep UEFA për kalimet e tureve në Europë nuk të lënë mundësinë për të kërkuar fiksimin e rezultatit të ndeshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *