Një formacion i tërë i marrë në merkato, Egnatia rrit ndjeshëm cilësinë dhe kërkon më shumë në Superiore

Egnatia është një nga skuadrat më aktive në merkato. Rrogozhinasit kanë zyrtarizuar deri më tani 13 afrime të reja, si dhe rinovimin e sulmuesit Delarge. Klubi bardhejeshil ka transferuar një formacion të tërë këtë verë, teksa me emrat e sjellë në ekip ka rritur ndjeshëm cilësinë.

Donald Mëllugja është lojtari i fundit që është prezantuar në Rrogozhinë, ku vjen me një karrierë të pasur në “Abissnet Superiore“. Ndërkohë emra si Musta, Sherri, Fangaj, Atanda dhe Goxha janë të njohur në kampionatin shqiptar dhe kanë aftësinë të bëjnë diferencën në pozicionet e tyre.

Gjithashtu një Madeiros ishtë një goditje e madhe për Engatian, me brazilianin që ka mbajtur veshur fanellën e Santosit dhe Portimonenses. Sakaq, klubi nga Rrogozhina ka firmsour edhe me lojtarë të rinj në moshë si Sadiki, Hyseni, Selita Meçja, Mihana, që janë talente tejet premtues për të ardhmen, apo edhe me Camajn, që ka një eksperiencë të rëndësishme te Deçiçi i Tuzit.

Investimi këtë verë është bërë dhe serioziteti ka qenë i madh për të krijuar një grup konkurues në kampionatin shqiptar. Nëse sezonin e shkuar gara për Engatian ishte ajo e mbijetesës, duket se këtë edicion drejtuesit synojnë për më lart./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online