Në merkato është si “PSG e Superiores”! Dinamo u ndal në barazim me Burrelin, tifozët i frikëson përsëritja e “rastit Kukësi”

Në merkaton e verës është padyshim Dinamo që po kryeson në Shqipëri me afrimin e emrave nga më cilësorët. Ndryshe e kemi cilësuar edhe si “PSG e Superiores” për shkakun se ka marrë lojtarë me peshë të madhe që kanë aftësitë për të bërë diferencë të vetëm në fushën e lojës. Për më tepër që të gjitha këto lëvizje kanë ardhur menjëherë sapo ekipi u ngjit në elitë.

Nga krahu tjetër puna do të jetë jo pak e vështirë për trajnerin Bledi Shkëmbi që duhet të menaxhoj shumë “gjeneralë”. Miqësorja e fundit ishte ajo kundër Burrelit që përfundoi në barazimin pa gola, për të mos përmbushur pritshmëritë në testin e parë. Kjo i frikëson disi tifozët e Dinamos, ndërsa rasti më i freskët ishte i Kukësit në sezonin e shkuar. Pavarësisht se verilindorët ishin ekipi më aktiv në merkato do të zhvillonin kampionatin më të dobët në Superiore. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online