Në media u raportua se Ronaldo “i mbylli karrierën” Rudiger, ish-futbollisti i Gjermanisë: Dukej si idiot, aty nisi kthesa

Gjermania arriti që të përmbyste Portugalisë në shifrat 4-2, ndërsa goli i parë do të realizohej nga Kristiano Ronaldo. Kur shifrat ishin 1-0, ylli portugez tentoi spektaklin dhe në media u raportua si “mbyllje e karrierës” ndaj Rudiger me lëvizjen që u krye në fushën e lojës. Por duke parë rezultatin final, ish-mesfushori i Gjermanisë dhe Liverpulit, Haman, u shpreh se Ronaldo la përshtypjen e një idioti.

“Sigurisht që lëvizja është e bukur dhe ne e dimë se Ronaldo e bën lehtë. Me atë që bëri tregoi nënvlerësimin për kundërshtarin. Kjo erdhi kur rezultati ishte 1-0. Po ai është më i miri, bashkë me Mesin. Por tani la përshtypjen e një idioti pasi tentoi lëvizje të tilla me rezultatin 1-0. Nëse do pyesnin lojtarët gjermanë, do të tregojnë se çfarë menduan mbi këtë lëvizje. Ajo që mund të them unë se pas gjithë kësaj të gjithë kanë dhënë më shumë nga vetja për të ndryshuar situatën”, tha Haman. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online