Në media pyesin për një Bajrami në periudhë të dobët, trajneri i del në mbrojtje: Ka pasur ndeshje të shkëlqyera

Empoli është mposhtur me shifrat e thella 4-1 nga Udineze. Kritika për këtë humbje ka pasur edhe për Nedim Bajramin së bashku me Pinamontin, për të cilët në media po flitet për një rënie në formë. Por diçka e tillë hidhet poshtë nga vetë trajneri i Empolit, që i del në krahë dy lojtarëve të tijë.

“Bajrami dhe Pinamonti në një periudhë të dobët? Ata kanë pasur gara të shkëlqyera në të kaluarën e afërt, nuk mendoj se janë në një kohë të dobët. Përballja me këta kundërshtarë është e vështirë. Udineze është shumë fizik dhe ju paguani diferencën për sa i përket fizikut.

Nuk mendoj se situata ka ndryshuar në nivel individual. Më pas ndoshta në krahasim me raundin e parë diçka ka ndryshuar, kemi pasur probleme, jemi detyruar të ndryshojmë, jemi munduar të përmirësohemi por nuk është e sigurt që ju keni gjithmonë sukses”, është shprehur Aurelio Andreaxoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *