“Ne mburremi se kemi mbrojtës të Serisë A, pësojmë 15 gola në 5 ndeshje”! Duro e thotë me të drejtë: Shihni gabimet amatore në mbrojtje

Shqipëria krenohet me mbrojtjen e fortë dhe faktin se këta lojtarë vijnë nga Seria A, por në fakt statistikat tona janë vërtet të këqija në prapavijë. Më shumë se shifrat, mënyrat sesi e pësojmë është për të vendosur duart në kokë.

Me të drejtë, Shpëtim Duro që ishte ftuar në “Supersport” kap këtë problematikë të Kombëtares: “Ishte Peço para ndeshjes dhe tha se pika më e forta e Shqipërisë është mbrojtja. Por si është mbrojtja kur ne pësojmë 15 gola në 5 ndeshje? A e kemi parë gabimin ndaj Islandës, tani me Israelin, me Poloninë më para, me Anglinë me para, me Spanjën më para?

Vinin dy lojtarë të Israelit dhe ne me katër mbrojtësa, nuk dinim se kë të mbanim, nuk kishim fare orientim. Po mburremi se kemi mbrojtës të Serisë A, por mënyra si i pësojmë golat janë gafa amatore”, tha Duro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *