“Fituam ndaj një ekipi të madh“, heroi i Izraelit ngre në qiell Shqipërinë: Kanë lojtarë të mëdhenj që luajnë në Premier League dhe Serie A

Manor Solomon ishte heroi i Izraelit mbrëmjen e sotme. Futbollisti izraelit ndëshkoi dy herë Shqipërinë në “Air Albania“, duke bërë që Kombëtarja e tij të dilte me tre pikë nga kjo transfertë. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Solomon shprehet se ishte një fitore e madhe ndaj një ekipi të madh që ka lojtarë në kampionatet më elitare të Europës.

“Një fitore e madhe. Në letër Shqipëria është një skuadër më e mirë se ne. Është një ekip i madh me lojtarë të mëdhenj që luajnë në Premier League dhe Serie A. Duke luajtur fort në një stadium shumë të ngrohtë. Ne ngecëm pavarësisht se luajtëm mirë, por ditëm të ktheheshim. Ne duam të vijmë në çdo ndeshje, të presim dhe të fitojmë, dhe këtë e patë sot. Jam i lumtur që ndihmova skuadrën të fitojë. Nuk e di nëse është loja ime më e mirë në ekip, kam pasur më shumë lojëra të mira”, ka deklaruar Manor Solomon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online