Tirana arriti të barazonte me shifrat 1-1 ndaj Partizanit. Për mënyrën sesi shkoi takimi dhe për situatën në kampionat, për bardheblutë mund të shijojë si një fitore. Menjëheë pas mbylljes së derbit, presidenti Halili ka folur për mediat. Kreu i Tiranës nuk ka hapur asnjë polemikë për arbitrat.
“Ne themi që në krahasim me humbjen, të marrësh barazimin dhe mbetesh në krye është shumë mirë. Kishim dëshirë të fitonim, pasi çdo skuadër e do, por kishim edhe shumë mungesa. Penalltia? Ne si klub kemi vite që nuk merremi me arbitra. Kemi arbitra të mirë që dinë ta bëjnë punën. Janë diçka që nuk më takon mua. Kur mbyllet, mbyllet. Nëse jepet gjatë ndeshjes, jepet”, Halili. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/