Grumbullimi i Kombëtares A të vajzave, trajneri Grima: Forcojmë harmoninë në grup, impenjimi është maksimal

Kombëtarja e vajzave ka nisur që prej ditës së hënë një grumbullim 5-ditor rutinë, teksa qëllimi është për të parë nga afër gjendjen e skuadrës dhe futbollisteve si edhe për të vijuar përgatitjet në kuadër të impenjimeve të ardhshme zyrtare të Shqipërisë që do të nisin në muajin shtator. Në të njëjtën kohë, një pjesë e vajzave të grumbulluara po zhvillojnë edhe kursin për t’u pajisur me licencën e trajneres ‘UEFA B’.

Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, skuadra ka zhvilluar seancat stërvitore në një prej fushave të ‘Shtëpisë së Futbollit’. Në një prononcim për fshf.org, trajneri shqiptar vlerëson grumbullimin e skuadrës, që është i treti për këtë vit, ndërsa flet edhe për gjendjen fizike të vajzave dhe impenjimin e tyre me ekipin kombëtar. Ndër të tjera, tekniku Grima komenton edhe nismën e FSHF-së dhe FIFA-s për të pajisur me licencën e trajneres ‘UEFA B’ disa prej vajzave të Kombëtares.

“Është e vërtetë që është grumbullimi i tretë për këtë vit. Kemi mbështetje nga Federata, por ndryshe nga grumbullimet e tjera, ky grumbullim i shërben edhe vajzave për t’u licencuar me licencën UEFA B. Është një projekt i fituar nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me FIFA-n. Kështu që, me këtë grumbullim edhe shohim gjendjen e vajzave, edhe sigurisht është pozitive për vajzat, pasi pajisen me një licencë që do t’ju shërbejë jashtëzakonisht shumë pasi të lënë futbollin.

Si e shihni gjendjen e vajzave, krahasuar me dy grumbullimet e tjera gjatë sezonit? – Gjendja fizike e vajzave nuk është ajo e dy grumbullimeve të tjera, sepse jemi në fundin e sezonit dhe vajzat vijnë nga disa ndeshje të vështira dhe të lodhshme dhe nuk e kanë freskinë e mëparshme. Por, besoj që ky grumbullim ka vlerat e tij dhe është i mirë për vajzat dhe për harmoninë në grup që të jemi bashkë sa më shumë.

Sa të impenjuara i shihni vajzat në këtë grumbullim? – Impenjimi i vajzave është maksimal. Dëshira për të kontribuar dhe që të jenë pjesë e ekipit kombëtar është maksimale. Është e vetmja gjë që nuk mungon te vajzat në asnjë moment.

Trajneri Grima komenton edhe shortin e Ligës së Kombeve, ku Shqipëria është shortuar në grupin B1 me Irlandën e Veriut, Irlandën dhe Hungarinë, ndërsa shpalos edhe objektivat e skuadrës për këtë kompeticion.

“Duke shikuar edhe ekipet që kemi në grup, nuk është aspak një grup i lehtë, por i vështirë. Si Irlanda, po ashtu edhe Irlanda e Veriut janë shumë lart me futbollin. Kjo ligë ka këto lloj ekipesh dhe për ne është sukses që kemi arritur të jemi pjesëmarrës në këtë ligë. Objektivi ynë është që të vazhdojmë të jemi pjesë e këtij grupi dhe të mos rrezikojmë rënien nga liga B në ligën C, por të përfitojmë diçka më shumë nga këto ndeshje” – nënvizon trajneri Grima për fshf.org.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online