Kemal Ademi duket se nuk ka ndërmend që të ndërrojë lehtë vendimin e tij për të përfaqësuar Zvicrën. Pavarësisht dështimit të parë te Fenerbace që e dërgoi në huazim te Karagumuruk, sulmuesi që shkëlqeu te Bazeli po vazhdon për arritjen e objektivit sa i përket Kombëtares që do të përfaqësojë në të ardhmen.
“Do isha shumë i lumtur sikur trajneri i Zvicrës, Petkovic, të më shkruante: “Kemal, unë kam nevojë për ty”. Kam folur edhe për prindërit e mi për vendimin që lëviz nga Zvicra. Por akoma nuk është vendosur asgjë. Kur të ketë ofertë, e vendos me mendjen time”.
Ndërkohë është Indeksionline që kujton fjalët e presidentit të FFK-së, Agim Ademi, i cili pak kohë më parë e kishte bërë fakt të kryer kalimin e Kemalit te Kosova menjëherë pas ambientimit te Fenerbace. /Sport Ekspres/