“Në kohën time funksionoi”/ Leqezja tregon si ringrihet Vllaznia: Biznesmenët në Shkodër janë të pafuqishëm

Vllaznia edhe këtë vit mbetet në diskutimin e financimit dhe qendrimit në kategorinë Superiore. Situata në klubin shkodran mbetet  mjaft kritiike përsa kohë nuk dihet se kush e financon dhe menaxhon klubin historik të Shqipërisë. një propozim i vjetër por aktual vjen nga ish-prefekti Gjergj Leqezja. Nga studio e “Sport Show” ai thotë se bashkëpunimi i pushteti vendor me biznesmenët është mjaft e rendësishme. Privatizimi për Leqezjan mbetet goxha larg pasi sipas tij biznesmenët në Shkodër nuk kanë aq mundësi financiare për të mbajtur një klub të tërë.

“Mendoj se ka ardhë koha me ba një program, me marr një vendim, për të cilin nuk duhet të ndikohemi shumë nga pasionet, ndërhyrjet sepse dihet si është ambjenti i Shkodrës. Unë propozoj një partneritet me pushtetin vendor, gjithmonë duke gjetur një drejtim profesionistësh. Nëse do të kishte ndodhur kështu deri më tani, sigurisht që Vllaznia nuk do të ishte në këtë gjendje ku ndodhet sot. Duke pasë parasysh se sa janë nevojat e Vllaznisë, duke pasë parasysh se rregullimi i financimeve në vitet e ardhshme do të jetë edhe më strikt, unë nuk besoj se është në Shkodër formula më efikase e zgjidhjes së këtij problemi. Nga sa kam informacion, edhe Ligji i ri i Sportit vë disa rregulla që nuk janë të kollajta për biznesin e Shkodrës.

Nuk jam duke folur këtu për Kastratin Group, Sigma apo Vienna Insurance e të tjera grupe të mëdha biznesi në Shqipëri, por për biznesin shkodran, për të cilin kam dyshimet e mia se nuk është i përgatitur për të privatizuar Vllazninë. Ndërsa për një kombinim mes privatit dhe pushtetit vendor, edhe mund të funksionojë. Këtë e them edhe nga eksperienca ime e para 17 viteve kur ftova biznesnet e Shkodrës për t’u bashkuar dhe financuar Vllazninë dhe ato u përgjigjën pozitivisht brenda javës dhe asnjëri nuk ka patur pretendime. Nëse bëhet mirë edhe tani, sërish mund të funksionojë”- ka thënë Leqejza./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *