“Jeni një klloun, çfarë ndershmërie është kjo?”/ Presidenti i Interit mbron letrën e tij kundër Serisë A

Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka bërë një reagim të ashpër ndaj drejtuesit të Serisë A, sa i përket mënyrës sesi po menaxhojnë kalendarin futbollistik. Disa stadiume me dyer të mbyllura, disa të tjera që vazhdojnë të luajnë me tifozë, shtyrja e ndeshjeve, dhe bllokomi për një afat më të gjatë, ka krijuar një kaos në kampionatin italian dhe nuk dihet ende se kur do t’i jepet një zgjidhje për Koronavirusin.

Kjo ka shtyrë Zhang që të mos përmbahet kundër presidentit të Serisë, Paolo dal Pino. “Të luash me kalendarin dhe ta vendosësh shëndetin publik si çështje dytësore. Ju jeni ndoshta kllouni më i madh dhe më i errët që kam parë. Po, unë po ju flas, presidenti Paolo dal Pino. Unë duhet të kem turp nga ju.

Në fillim shtyhen ndeshjet 24 orë, 48 orë, 7 ditë. Çfarë do bëhet tjetër? Cili është hapi tjetër? Dhe tani ju flisni për sport dhe konkurrencë të ndershme? Po sikur ne të mos mbrojmë lojtarët dhe trajnerët e t’ju kërkojmë atyre që të luajnë pa ndalur?”.

Kjo letër ka sjellë shumë zhurmë në Itali dhe ka hedhur tezën e një dënimi të mundshëm për Steven Zhang, por ky i fundit nuk ka ndërmend të ndalet.

“Ju nuk mund të luani me kalendarin dhe të rrezikoni njerëzit të grumbullohen në një stadium, duke rrezikuar sigurinë dhe shëndetin. E gjithë kjo nuk është një lojë dhe nuk është shaka: nuk është e pranueshme që të merrni edhe më të voglin rrezik kur bëhet fjalë për shëndetin dhe për këtë ndjehem si presidenti i një klubi futbolli dhe që është pjesë e industrisë së sportit misionin dhe përgjegjësinë për t’i thënë njerëzve të vërtetën dhe duke u siguruar që të kalojë mesazhi i saktë. Dikush tjetër nuk po e bën. Nuk ka lojë, garë, rregullsi në turne para shëndetit”, tha Steven Zhang. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online