“Në kohën e duhur, në vendin e duhur”, media italiane e vlerëson Kumbullën mes më të mirëve

Marash Kumbulla ka realizuar një debutim ëndrrash në Europa League. Në të parën ndeshje jashtë Italisë arrin të shënojë gol. I pari në Europë dhe i pari me fanellën  e Romës për të. E vlera i shtohet edhe më shumë nga fakti se mban peshën e fitores, pasi ishte pikërisht mbrojtësi shqiptar ai që i dha 3 pikët e para në Europa League verdhekuqve.

Media e njohur italiane, “Tuttomercatoweb”, e vlerëson lojtarin 20-vjeçar mes më të mirëve në fushën e lojës për ekipin kryeqytetas. Kumbulla ka marrë notën 6.5 për paraqitjen e tij mbrëmjen e sotme, më e larta në kampin verdhekuq.

“E gjen veten në vendin e duhur në kohën e duhur në asistimin e mrekullueshëm të Mkitarian, duke e mpodhtur Von Bollmos dhe duke festuar golin e tij të parë në Europë dhe 3 pikët e para të skuadrës së tj në këtë kompeticion”, shkruan “Tuttomercatoweb” për Marash Kumbullën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *