“Ne këtë punë kemi, shkarkohemi dhe ngarkohemi”! Josa flet për rrezikun e heqjes nga Kukësi: Mos u nxitoni!

Kukësi po vazhdon me krizën e madhe të rezultateve dhe është kthyer në “kundërshtarin e preferuar”. Kjo pasi verilindorët janë thuajse i vetmi rival që nuk kanë asnjë objektiv në kampionat pas këtyre rezultateve negative, ndërsa zhvillohet lufta e ngjeshur e titullit kampion dhe e mbijetesës.

Vetë fitorja e fundit e Skënderbeut ndaj Kukësit e tregoi edhe njëherë tjetër se motivimi ka rënë tërësisht në kampin e lojtarëve që drejtohen nga Josa. Por a do të shkarkohet trajneri? Në prononcim e dhënë pas ndeshjes së fundit sipas asaj që raporton “Shqiptarja.com”, Josa ka kërkuar që drejtuesit të mos nxitohen.

“Ne për këtë punë jemi për t’u shkarkuar dhe ngarkuar. Nëse është për të mirën e klubit jam në dispozicion për çfarëdo lloj vendimi, por nuk duhet të nxitohemi. S’është problem i Europës, por ne kemi problem që të grumbullojmë sa më shumë pikë, që të jemi sa më të qetë në vazhdimësi”, ka thënë Josa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *