Para disa ditësh, Sport Ekspres ka publikuar një shkrim për Eneo Bitrin. Ky i fundit ka qenë pjesë e Astanës dhe Partizanit më herët, përpara se të shkonte në Çeki. Gazetarët në Kazakistan e kanë kontaktuar Bitrin si një njohës i mirë i të dyja ekipeve, veçanërisht të Partizanit.
Por kur është pyetur për pikat e dobëta të Partizanit, Bitri ka kërkuar pyetje të tjera pasi nuk donte të zbulonte Partizanin te kundërshtari i tij në Play Off të Conference League. “Në Shqipëri, Sport Ekspres, e vlerësuan Bitrin se nuk na dha informacione ne për Partizanin”, shkruan “Sportskz”. /Sport Ekspres/