Brdariç ka folur sa i përket ndeshjes që do të zhvillojë Vllaznia kundër AEL. Shkodranët përmbysën rezultatin kundër Siroki Brijeg duke fituar 3-0 në takimin e dytë. Trajneri gjerman ka prezantuar ekipin shqiptar në mediat qipriotë duke treguar edhe pikën më të fortë të Vllaznisë. Elementi që e veçon është fakti se i kushton rëndësi edhe detajeve më të vogla pasi nuk mund t’i lësh në dorë asgjë rastësisë.
“Për ne, ndeshja e parë (humbja 3-1) ndaj Siroki ishte një makth ose një film i keq! Por ne shpejt mësuam nga gabimet tona dhe në një nivel të tillë duhet të sillesh gjithmonë më profesionalisht në ndeshjet e nivelit Evropian. Kjo ishte mënyra për të përmbysur në 3-1. Unë kam studiuar AEL si çdo kundërshtar. Ne duhet të tregojmë një fytyrë shumë konkurruese për të pasur shpresë. Është një ekip shumë cilësor me futbollistë të shkëlqyeshëm me përvojë. Shumë futbollistë i veçoj. Unë e njoh Medojevic. Gjithashtu Pelé, Santos, Torres dhe Babic.
Pika më e fortë e Vllaznisë? Ne jemi një. Ne jemi një ekip që lufton së bashku, përmirësohet dhe rritet. Ne punojmë shumë dhe përpiqemi të korrigjojmë gabimet tona. Unë jam një trajner që i kushtoj vëmendje edhe detajeve më të vogla. Kjo është ajo që kam mësuar si futbollist. Kur të mos i lini asgjë rastësisë gjithçka mund të bëhet. Ne do të bëjmë më të mirën për më të mirën”, tha Brdaric. /Sport Ekspres/