“Ne japim 1 milionë euro, në Kosova jep 9 milionë”, Ponari tregon rëndësinë e ligjit të sponsorizimit: Largohen talentet pas moshës 20 vjeç, mungojnë financat

Avni Ponari ka dhënë një intervistë nëpërmjet “Skype”-t për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”. Temë e diskutimit ka qenë ligji i sponsorizimit, i cili kërkohet me ngulm nga Federatat sportive në Shqipëri. Politika po qendron ende passive për të miratuar këtë ligj, duke lënë ende në vështirësi financiare sportin vendas. Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit ka theksuar faktin se të gjitha vendet e rajonit e kanë miratuar ligjin e sponsorizimit dhe frytet e tij janë të dukshme. Sipas Ponarit, në Shqipëri nuk mungojnë talentet në basketboll apo në sportet e tjera, por thjesht mungon mbështetja financiare.

“Edhe Maqedonia, edhe Kosova, edhe Mali i Zi, edhe Serbia, e cila e bëri me ngut ligjin e sponsorizimit. Ata u mblodhën menjëherë për të diskutuar çfarë çalonte dhe miratuan ligjin e sponsorizimit. Ligji ekzistues është për vende të zhvilluara. Një kompani, e cila ka të ardhura të mëdha, me këtë ligj mund të japë deri në 400 mijë euro për sportin në Shqipëri. Ligji i sponsorizimit bën të mundur formalizimin e Federatave sportive. Kemi ende sportistë individual që paguhen si në diktaturë. Një ligj për sponsorizimet nuk e cënon aspak buxhetin e shtetit, përkundrazi. 50% e sponsorizimeve do të kthehen mbrapsht në formën e taksave dhe sigurimeve.

Ndërtimi i një ligji të tillë do të bëjë një rritje të të gjitha kategorive të sporteve. Jam i bindur që çdo biznes do të donte të investonte në sport. Do të kishim një ndërtim të jashtëzakonshëm të ekipeve të mëdha. Kosova i jep 500 mijë euro ekipeve të Ligës Unike, ndërsa Shqipëria nuk i jep asgjë. Ky është vendim politik. Askush nuk e gëzon të drejtën ta bëjë përveç qeverisë. Ka vende si Hungaria që 100% e tatimit mbi fitimin i shkon disa Federatave. Shqipëria do ta kishte të domosdoshme një shifër 20-30% për ndërtimin e ekipeve të mëdha. Ne kemi shumë talente të reja, që humbasin interesin pas moshës 20-vjeçare, pasi nuk shohin të ardhme te basketbolli. Buxheti në Shqipëri për sportin është 1 milionë euro, ndërkohë që në Kosovë është 9 milionë euro. Pra përveç sponsorizimeve, ata kanë edhe 9 milionë euro buxhet për sportin. Diferenca është mjaft e madhe“, ka deklaruar Avni Ponari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online