“Renditemi në top 4-she, nuk e kemi zhgënjyer Gjicin”, Taipi për golin me roveshatë: Nuk është hera e parë për mua

Gjelbrim Taipi i dha Kukësit 3 pikë mjaft të rëndësishme këtë fundjavë. Roveshata e tij u ndal në rrjetë, duke i dhënë verilindorëve fitoren përballë Partizanit. Mesfushori i Kukësit ka folur në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka treguar mënyrën se si arrit të realizonte atë gol të mrekullueshëm. Taipi zbulon pikat kyçe ku ka punuar Hallaçi dhe beson se skuadra do të renditet mes 4 vendeve të para në “Abissnet Superiore” këtë sezon.

“Ishte veprim i momentit, ishte instikti. Nuk është hera e parë që shënoj gol të tillë. Asisti i Ndrecës ishte i përkryer. Skuadra e Partizanit është një ndër pretendetët kryesorë për titull këtë sezon. Ishte dëshira e madhe e futbollistëve. Kishim grintë dhe dëshirë. Më parë nuk ishim një ekip i konsoliduar, ndonjëherë bënim gabime që na ndëshkonin. Ndërsa tani statistikat po flasin. Ka ndryshuar i gjithë ekipi. Profesor Hallaçi dhe Shameti po punojnë më tepër me fazën defensive, pasi aty kemi pasur probleme më shumë. Instikti im më tregon se do renditemi në 4 pozicionet e para. Në Kupë janë shanset më të mëdha për të qenë më afër Europës. Ai është objektivi ynë për momentin. E ndjen ekipi mbështetjen, e ndjen ngrohtësinë kur është presidenti afër. Si me Tiranën, si me Partizanin, si me Kastriotin, nuk e kemi zhgënjyer“, ka deklaruar Gjelbrim Taipi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online