Për herë të parë në historinë e tij, futbolli profesional italian ka vendosur një arbitre femër në kategorinë e meshkujve. Ferrieri Caputi e lindur në vitin 1990 ka gjykuar ndeshjen Cagliari-Cittadella e vlefshme për Kupën e Italisë.
Ferrieri është gjithashtu një studente mjaft e shkëlqyer dhe është duke përfunduar nivelin më të lartë akademik në fushën e sportit ( doktoraturën) në Universitetin e Bolonjës. Për 5 vite me radhë 30-vjeçarja ka gjykuar ndeshjen në ligat amatore të Italisë dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm për të./Elio Hajdari-Sport Ekspres/