Në Itali marrosen pas Nedim Bajramit kundër Milanit: Nxori kartën e fortë, ky lojtar po qëndis futbollin!

Nedim Bajrami ka shkëlqyer në ndeshjen e djeshme ndaj Milanit. Mesfushori shqiptar arriti që të shënonte një super gol, fitoi penalltinë e kthyer në gol dhe goditi traversën. Në të gjitha mediat prestigjoze italiane, Bajrami kishte vlerësimin më të lartë.

“Gazzetta dello Sport” shkon përtej momenteve kulminante: “Bën ndeshje inteligjente radhazi”. Ndërkohë për “Coriere dello Sport”, është disi më ndryshe: “Nxori një kartë të fortë që do ta mbahet mend gjatë, ishte i pafat në traversën”.

“Tuttomercatoweb” tregon rritjen e dukshme të Bajramit, ndërsa hedh hipotezën: “Do të jetë në qendër të merkatos”. “Corriere della Sera” vjen me përkufizimin më të bukur: “Po qëndis futbollin, në çdo prekje ka një ide. Talent i vërtetë”. Më poshtë gjeni vlerësimet me nota: “TMW 7, Gazzetta dello Sport 7, Corriere dello Sport 7, Tuttosport 6.5, Correre della Sera 7”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online