Në Itali e bëjnë të kryer, Cristian Eriksen lë Interin dhe gjen marrëveshjen me klubin e ri

Humbja e sotme nuk është e vetmja goditje që i drejtohet kryesisë së Interit, teksa Eriksen pritet që të largohet në merkaton e Janarit. Portali italian “Calciomercatto” deklaron se është arritur një akord mes lojtarit nga Danimarka dhe Paris Saint Germain.

Vlera e kartonit të mesfushorit ka rënë nga 70 milionë euro në vetëm 10 milionë euro në vetëm brenda pak kohësh, prandaj ekipi francez do ta ketë mjaft të lehtë për ta mbyllur sa më shpejtë këtë tratativë.

Eriksen ishte një nga mesfushorët më të mirët në botë përpara se të pranonte t’i bashkohej Interit. 28-vjeçari nuk arriti për asnjë moment t’i tregojë trajnerit Antonio Conte se meriton të jetë titullar në fushën e lojës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *