Në Indi flisnin për rikthimin e Armando Sadikut në Kombëtare, mësohet e vërteta për sulmuesin “e Europianit”

Armando Sadiku nisi një aventurë të re në Indi. Sulmuesi shqiptar zgjedh shpesh “vende ekzotike”, duke dalë tërësisht nga Europa. Por kjo padyshim që i heq mundësinë Sadikut për të konkurruar në nivelet më të larta dhe për të kërkuar Kombëtaren.

Në mediat indiane u përfol në orët e fundit për një rikthim të Sadikut te Kombëtarja. Megjithatë ky rezultoi informacion jo i vërtetë pasi Silvinjo nuk ka bërë asnjë ndryshim në listë dhe nuk e ka ftuar Armandon, lojtarin e vetëm që ka shënuar në Europian me Shqipërinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *