“Ne i ndërrojmë lojtarët, por nuk i humbim parimet”, Interi lumturon Inzagin: Ishim të egër sot, nuk mund të mohohet që luajmë mirë

Interi ka mposhtur lehtësisht 4-0 Atalantën, duke konfurmuar edhe sot se është i pandalshëm në rrugën drejt titullit kampion. Simone Inzagi ka folur për “DAZN”-in pas përfundimit të ndeshjes, ku ka shprehur kënaqësinë që po përjeton me skuadrën e tij. Trajneri i Interit ka thënë se pavarësisht se ndryshon lojtarët në fushë, ekipi nuk i humbet parimet e tij.

“Pas dhjetë minutash në të cilat ne duhej të qetësoheshim, ne e bëmë shumë mirë të qenurit të egër. Shenja të shkëlqyera të rrugës sonë, që vazhdon pa u ndalur. Goli i Dimarkos? Ndërsa prisnim vendimin e VAR-it, i thashë të shkonte për topin, por ai ishte shumë i zoti që të mos hynte i pari në zonë dhe të shënonte një gol që e mbylli ndeshjen. Detajet janë shumë të rëndësishme dhe të bëjnë diferencën.

Nuk mund të mohohet që skuadra luan mirë dhe unë e kam shijuar për dy vjet e gjysmë. Ne kemi fituar pesë trofe dhe kemi pasur shumë kënaqësi. Për një muaj ne krijuam këtë boshllëk me Juventusin, por e dimë që duhet të qëndrojmë të përqendruar.

Kam një ekip që ndryshon njerëzit e tij dhe nuk i humbet parimet, kjo është kënaqësia më e madhe që kam bashkë me mjedisin që kemi krijuar në “San Siro”. Është e vështirë për mua të bëj zgjedhje për momentin sepse të gjithë e meritojnë të luajnë”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online