Në grupe e pret Barcelona dhe PSG! Ja datat se kur mund të luhet Vllaznia-Juventus, shkodranet do të “trondisnin” Torinon

Vllaznia ka njohur kundërshtarin sa i përket raundit të dytë kualifikues në “Champions League”. Shkodranet do të përballen ndaj Juventusit, pasi arritën që të kalonin me sukses Ferencvaros. Ndeshja e parë ndaj femrave bardhezi do të luhet në datën 31 gusht ose 1 shtator në Shqipëri, ndërsa e kthimit do të zhvillohet në datën 8 ose 9 shtator, me konfirmimin që do të vijë nga UEFA.

Nëse Vllaznia do të bënte mrekullinë e dytë, do të arrinte në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Fituesit e raundit të dytë do t’i bashkohen ekipeve si Barcelona, PSG, Chelsea dhe Bayern Munich që janë në pritje të hedhjes së shortit për fazën e grupeve. Por nëse Vllaznia do të eliminonte Juventusin, tronditja do të ishte dy herë më e madhe pasi finalja e “Champions League” do të luhet në stadiumin e italianeve, Torino. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online