Konkurrimi në dy fronte! Ernest Muçi është një prej elementeve, duhet të shihet dakortësia Bushi-Reja

Në muajin shtator do të nisin edhe ndeshjet e Kombëtares Shqiptare. Futbollistët e drejtuar nga ana e Rejës do të ndeshen ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos. Por në fushën e blertë do të zbresin edhe kuqezinjtë e Alban Bushit që ndeshen kundër Çekisë në transfertë në takimin e vlefshëm për kualifikimet e Europianit.

Në ndeshjen e parë dhe të vetme të grupit do të fitohej në transfertë ndaj Andorrës me shifrat 0-3. Këtë herë Shqipëria kërkon që të kualifikohet edhe me 21-vjeçarët, e për këtë arsye Bushi do të ketë disa lojtarë të mirë në përbërje.

Herën e fundit do të merrte nga Kombëtarja A edhe një futbollist si Armando Broja. Këtë herë duket se Ernest Muçi do të jetë në shërbim të objektivave të kuqezinjëve të Bushit, por na mbetet që të presim për të parë më shumë nga listat që do të konfirmohen. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online