Leandro Frroku është një nga elementet që po spikat në akademinë e Panathinajkosit. Lojtari shqiptar ka bërë edhe debutimin me ekipin e parë, megjithëse është në moshën 18-vjeçare. “Gazzeta.gr“ ka bërë thirrje pak kohë për parë që Greqia të kthejë kokën nga Frroku dhe t’ja rrëmbejë kuqezinjve.
Aftësitë e tij Leandro Frroku po i tregon nga java në javë, ndërsa sot ka arritur të shënojë dy gola në Youth League, e cila është ekivalenti i Champions League-s për U19-n. Një herë në minutën e 45 dhe më pas vetëm një minutë më vonë, mesfushori shqiptar shton emrin e tij në listën e golashënuesve të takimit. Panathinakjos U19 ka triumfuar bindshëm me rezultatin 8-0 kundër Slavias së Sofies U19 në ndeshjen e parë gjysmëfinale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/