Ekskluzive/ “Merrni lojtarët nga Shqipëria, jo të tanët”! Reagimi nga Kosova, flet Bylbyl Sokoli: Ta ndajmë edhe Amerikën në 51 shtete, nuk ka JU dhe NE

Situata mes Kosovës dhe Shqipërisë është ndezur disi me rastin e Adrion Pajazitit. Lojtari i cili është pjesë e Fulham U-21 ka zgjedhur që t’i bashkohet kuqezinjëve. Nga krahu tjetër kjo ka sjellë tension te Kosova U-21, me trajneri Toverlani që u shpreh: “Alban Bushi nuk po e bën mirë, të marrë lojtarët nga Shqipëria”.

Mbi këtë rast. “Sport Ekspres” ka kontaktuar edhe trajnerin tjetër në Kosovë, Bylbyl Sokoli, që ka dhënë mendimin e tij mbi situatën. “Ju e dini qëndrimin tim, unë jam për një Kombëtare. Kështu na ndanë për të na përçarë. Shqiptarët duhet të kenë një shtet, një Kombëtare. Disa mendojnë se sa më shumë shtete, aq më shumë mundësi.

Po të ishte kështu, Amerika do të ishte e ndarë në 51 shtete, por jo, është një, më e fuqishme nëse do të ishte e ndarë në 51. Nuk dua të komentoj deklarata ku përmenden, NE dhe ATA, ju dhe NE. Duhet të punojmë më shumë për bashkim, është obligimi ynë kombëtarë”, tha Sokoli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online