Berat Gjimshiti arriti që të shënonte dy gola brenda dy minutash në ndeshjen mes Atalantës dhe Olimpiakosit. Teksa pritet që të zhvillohet ndeshja e kthimit në Europa League, mbrojtësi shqiptar është pyetur nga gazetarët grekë nëse i ka shijuar ndryshe goli ndaj Olimpiakosit.
“Ka një rivalitet mes Shqipërisë dhe Greqisë, por ne nuk jemi këtu për të bërë politikë, ne jemi këtu për të luajtur futboll. Na duhet fitorja, më pëlqen të dëgjoj që jam golashënuesi i Europa League por mbi të gjitha fitorja”, tha Gjimshiti. /Sport Ekspres/