Në Gjeorgji janë ende me makthe nga Tirana e Egbos: Kemi peng dhe kujtime të këqija me ta, na eliminuan dhe pse nuk ishin të pathyeshëm…

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Tirana do të përballet në raundin e parë të Conference League kundër Dinamo Batumi. Bardheblutë do të tentojnë kualifikimin me gjeorgjianët dhe nëse ia dalin, në raundin e dytë e pret Beshiktashi.

Ndërkohë, bardheblutë kanë kujtime të mira nga Gjeorgjia pasi në kohën e Egbos eliminuan Dinamon e Tbilisit me shifrat 0-2. Asokohe ishte pandemia dhe vetëm një ndeshje vendoste fatin e kualifikimit. Në Gjeorgji e kanë ende peng atë përballje të humbur dhe këtë e tregon një prej mediave të tyre me reagimin.

“Tirana na mposhti 2-0, Dinamon e Tbilisit në sezonin 2020-2021. Ky është një nga kujtimet më të këqija të periudhës së pandemisë për tifozët e Gjeorgjisë, pasi ekipi shqiptar nuk ishte realisht një kundërshtar i pathyeshëm”, shkruhet në median gjeorgjiane. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *