Ekskluzive/ “Kisha kohë pa parë mbrojtës më të fort, më habiti Muçi”! Altin Rraklli: Unë do luaja me Mitaj-Balliu në krahë, Jasir Asanin do ta merrja që kur ishte te Partizani

Shqipëria arriti që të fitonte me shifrat 3-1 ndaj Ishujve Faroe në transfertë. Kuqezinjtë ngrohën edhe njëherë tifozët me mënyrën sesi u paraqitën në fushën e blertë. Ndërkohë “Sport Ekspres” ka intervistuar legjendën e Kombëtares, Altin Rraklli, për të dhënë mendimin e tij rreth këtyre takimeve. Rraklli ka veçuar Mitajn si një nga mbrojtësit më të fort që ka parë ndonjëherë.

“Nuk më pëlqen të bëj shumë krahasime, pasi dy ndeshje nuk janë njësoj dhe vetë kundërshtari nuk i ngjan kundërshtarit. Ne e mposhtëm Moldavinë me të gjitha komponentët në Tiranë, me rezultat dhe lojë, ata më pas shkojnë dhe përmbysin Poloninë nga 0-2 në 3-2. Më pëlqeu Kombëtarja në këto dy ndeshje pasi ishte pa mendjemadhësi, nuk donin të tregonin ekipin nga vinin.

Kjo tregon se Shqipëria është pjekur, ka angazhim dhe kishte frymë kolektive, vërtet lojtarët dëshirojnë të arrijnë Europianin. Kam pak kritika për ndeshjen me Ishujt Faroe pasi faza mbrojtëse i la pak hapësira kundërshtarit që në një ndeshje tjetër me Cekinë apo Poloninë, rivali nuk të fal.

Më pëlqyen pasimet, pjesa që futbollistët tanë nuk u treguan egoist. Po shohim një modul loje që ka kuptim, nuk shkojmë në sulm pa filozofi dhe pa ide. Kam shumë qejf ta shoh këtë Kombëtare në një përballje me Poloninë apo Cekinë tani. Është ende herët për të thënë nëse Duka e ka goditur me Silvinjon. Objektivi është kualifikimi dhe nëse në fund dalim të tretët, atëherë objektivi ka dështuar.

Por deri tani më pëlqen ky trajner. Më pëlqen se dalim para me 4-5 lojtarë, ka shumë ritëm loja. Dua të ndalem pak te Mitaj, mbrojtës më të fort dhe më të qartë në idetë e tij, unë kisha shumë kohë pa parë në fakt. Nëse do të isha unë trajner, do të luaja me Mitajn dhe Balliun në krah.

Polonia apo Cekia? Mendoj se tani është më e lehtë që të lësh Poloninë pas vetes. Leëandoëski është lojtari më i dobët atje. Sot te Polonia e grumbullojnë këtë lojtar vetëm se është Leëandëoski sa për emër. Do të jetë mirë për ne që të vazhdojnë dhe ta thërrasin prapë në Kombëtare”, tha Rraklli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online