“Në fillim kishte xhelozi”, Ilir Shulku flet për finalen e Ligës së Konferencës: Reklamë më të madhe për vendin nuk do bëjmë ndonjëherë

“Ka qenë një lodhje sfilitëse. Jo vetëm ato ditët e fundit, por ne, Federata e Futbollit kishim 3 muaj që kishim nisur punën. Ka qenë një punë shumë voluminoze, shumë e lodhshme, por kur në fund fare çdo gjë del me sukses… Xhelozi? Ka pasur në fillim. Kemi aplikuar kur stadiumi “Air Albania” ka qenë në ndërtim. Kemi aplikuar për Superkupën me projektin e stadiumit dhe nuk e fituam. Për të aplikuar për të marrrë një kompeticion të tillë në Shqipëri nuk do të ma besoni, por është një punë voluminoze ekstremisht e lodhshme. Kanë qenë 20 dosje të mëdha me dokumenta të imta për të bërë aplikimin.

Kur kemi aplikuar me stadiumi, ka qenë po e njëjta punë. UEFA na e besoi për shumë arsye dhe një nga arsyet është realitet që duhet ta themi në sy. Ndoshta duket sikur e them nga pozicioni që kam, por jo. Një nga pikat kryesore që e kemi marrë atë finale është lobingu i Presidentit Duka. Pa lobingun e tij, e them me bindje, nuk e merrnim atë finale.

Reklamë më të madhe për vendin nuk mendoj se do të bëjmë ndonjëherë. E them realisht, PR më fantastik për Shqipërinë nuk mendoj se do të bëjmë ndonjëherë. I është bërë PR Shqipërisë me organizmin e kësaj finaleje në mënyrë perfekte”, është shprehur Ilir Shulku./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *