“Ne europianët na shohin si superiorë në Kinë“, Luga flet për intervistën e Egbosë: Një grup i vogël nuk përfaqëson tifozerinë tonë

Deklaratat e fundit të Emanuel Egbosë janë kthyer në një vatër diskutimi. Trajneri i Tiranës foli për racizmin në Shqipëri gjatë një interviste për “BBC“, ku tregoi edhe disa ngjarje personale të vujatura prej tij gjatë qendrimit në vendin tonë.

Në lidhje me këtë temë ka dhënë mendimin e tij ish-trajneri i Kamzës, Ergys Luga. Ky i fundit vazhdon karrierën në Kinë, ku drejton të rinjtë e Shenzhenit, ndërsa në një prononcim për “Syri TV“ shprehet se fjalët e Egbosë janë keqkuptuar dhe se një grup personash nuk mund të përfaqësojnë të gjithë tifozerinë shqiptare. Më tej ka treguar edhe se sa i përhapur është ky fenomen në vendin ku ai tashmë punon, në Kinë.

“Mendoj se intervista e Egbosë për BBC-në është keqinterpretuar, pasi ka vend për interpretim dhe për ta goditur, por një grup individësh dashakeq nuk mund të përfaqësojnë tifozërinë shqiptare. Ka raste që në stadiumet shqiptare ndodh diskriminimi krahinor ose social, ku më pikantet janë ekipet e Veriut. Ekipet e vogla diskriminohen, duke përfshirë edhe Kamzën ku unë isha pjesë së fundmi.

Në një vend me kulturë siç është këtu në Kinë nuk është se shfaqet në masë racizmi. Ne europianët në Kinë trajtohemi komplet ndryshe, na shohin me sy tjetër, si një racë superiore. Le të themi se racizëm ka në çdo vend të botës, por edhe këtu në Kinë kam dëgjuar raste kundër njerëzve me ngjyrë edhe në ambiente sportive”, ka thënë Ergys Luga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online