“Ne edhe Thaçin e çuam në Hagë“! Reagon babai i Zeqirit: Jam më patriot se “Dardanët”, por kur t’i shënojë serbëve a do bëheni me të?

Andi Zeqiri ishte shënjestra te grupimit të tifozëve “Dardanët“ në miqësoren që Kosova luajtu në Cyrih kundër Zvicrës. Sulmuesi 22-vjeçar kishte nënshkruar një parakontratë për të përfaqësuar Kosovën, por më pas i habiti të gjithë tifozët shqiptarë duke veshur fanellën e helvetëve. Kjo nuk u kapërdi lehtë nga “Dardanët“, që shpalosën në stadium banerin: “Andi tregtari, pazarxhi i natës, mashtruesi i Kombëtares“.

Në lidhje me këtë çeshtje ka thyer heshtjen babai i Andit. Avdi Zeqiri ka folur për “Nacional”, ku është shprehur se nuk ishin në dijeni të faktit se djali i tij mund të luante me Kosovën pavarësisht se numëronte 3 ndeshje në Kampionatin Europian U21 me 21-vjeçarët e Zvicrës. Avdiu ia bën të qartë tifogrupit “Dardanët” se është më patriot se ta, ndërsa sjell në vëmendje edhe rastin e Shaqirit, të cilin e kryqëzuan për zgjedhjen e tij, por nga ana tjetër të gjithë u ngritën në këmbë kur i tundi rrjetën Serbisë në Kampionatin Botëror.

“Për mendimin tim, ata e kanë të drejtën e vetë. Nuk mundem unë t‘i ndal njerëzit, t‘ju them se çfarë ka ndodhur e si ka ndodhur. Këta njerëz janë ndryshe, kanë lindur në Europë, s’i kanë problem këto gjëra. A e patë çfarë i bënin Shaqirit? Ne të gjithë 7 milionë a 10 milionë sa jemi, kur ia ka dhanë gol serbëve, krejt jemi çuar në këmbë. Duke i vërshëllyer po më duket jo e arsyeshme. Une s’besoj as që e ka parë Andi atë baner. A doni t‘ju them diçka… unë jam patriot pak ma shumë se ata që janë aty (flet për ‘Dardanët’).

Ne edhe vetë Hashim Thaçin edhe Kadri Veselin e kemi çuar në Hagë… çfarë ka për të thënë tjetër. S’po flas për djalin tim, është i ri, krejt në rregull, ka ndodhur çfarë ka ndodhur, mirëpo Shaqiri… Të gjithë po bëhemi me të kur po i bën gol serbëve, e pastaj të gjithë po ia kthejmë shpinën.

Arsyeja që nuk e ka zgjedhur Kosovën është se nuk ka mundësi ligjore për t’u kthyer, pasi i ka bë tri lojëra me U21-shat e Zvicrës në Kampionat Europian. A isha në dijeni se ekzistonte munudësia ligjore për të përfaqësuar Kosovën? Normale që nuk e kemi ditur. As Federata nuk e ka ditur, vetëm avokatat e kanë ditur. Andi nesër po t’i bëjë gol Serbisë, edhe pse është me Zvicrën, atëherë bëhemi me Andin”, ka deklaruar Avdi Zeqiri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *