“Mos të flejmë dhe të themi se fituam”, Josa mbetet me këmbë në tokë : Mos të harrojmë ç’na bëri Teuta më Laç

Teuta dhe Laçi kanë luajtur ndeshjen e tyre të parë për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Rikthimi në “Niko Dovana” pas ndërrimit të tapetit nuk është festuar me fitore për durrsakët. Ujka tronditi skuadrën e Arapit pa nisur ende mirë ndeshja, teska zhbllokon rezultatin që në minutën e 6 me anë të një supergoli nga distanca.

Në minutën e 40 Vila rrëzohet në zonë dhe gjyqtari akordon menjëherë penallti, por është VAR-i ai që ngrin buzëqeshjen për Teutën. Pas konsultimit me VAR-in dhe rishikimit të pamjeve në monitor, gjyqtari i takimit vendos të anullojë vendimin për 11 metërsh, pavarësisht protestive të bregdetarëve.

Pjesa e parë përfundon në rezultatin 0-1, ndërsa nuk kalon shumë kohë nga pjesa e dytë e lojës për të ndryshuar përsëri shifrat. Adeleke gjen të papërgatitur mbrojtjen kundërshtare dhe me një parabël mposht portierin Qirko në minutën e 58. Teuta kundërpërgjigjet tepër vonë, kur në minutën e tretë të shtesës Todorovski shkurton diferencat në 1-2. Megjithatë në fund është Laçi ai që fiton gjysmëfinalen e parë, duke hedhur njërën këmbë drejt finales së Kupës së Shqipërisë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Josa (Laçi): “Do ishte më mirë për ne mos të pësonim. Do ishte më mirë të prisnim me kundërsulm Teutën dhe të shënonim golin e tretë. Ai gol i jep shpresa Teutës. Shanset janë 50 me 50. Mos të harrojmë që humbëm para një jave me Teutën në Laç. Jemi ekip që lu.ftojmë në të dyja frontet për daljen në Europë. Nuk duhet të flejmë dhe të themi u fitua ndeshja e sotme, sepse ka një ndeshje kthimi. Mos të harrojmë çfarë na bëri Teuta në Laç”.

Arapi (Teuta): “Sigurisht që do të tentojmë gjithçka. E kishim përgatitur ndeshjen për të qenë të kujdesshëm. Por goli i parë nga troditi pak, sepse erdhi shumë shpejt. Por ajo që më vjen keq është më tepër goli i dytë. Me golin e shënuar në fund jemi ende në lojë. Po të rrezikojmë shumë, do kemi më shumë probleme mbrapa, prandaj kemi zgjedhur këtë mënyrë. Do jetë një ndeshje e vështirë që ne do kërkojmë ta fitojmë. Kur kërkon ta fitosh një ndeshje është edhe më e vështirë, pasi lë hapësira pas. Penalltia? Nga kjo pamje nuk mund të them diçka të qartë. Mund të ketë kontakt te këmba sulmuesit. Po ta shikojmë ka pasur kontakt te këmbët, sepse sulmuesi jonë ka qenë i fokusuar te topi. Mbrojtësi i Laçit më tepër ka qenë i fokusuar te Rubini se sa te topi”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online