Në atë lagje nuk shihet një njeri i thjeshtë! Detajet e vilës së Ronaldos, nuk do zbatojë ligjin e sheriatit dhe Arabia heq rregullat e shtetit për portugezin

Cristiano Ronaldo nënshkroi kontratën më fitimprurëse në historinë e futbollit dhe do të marrë një shifër prej 500 milionë eurosh për sa kohë do të qëndrojë te Al Nasr. Ylli portugez nënshkroi zyrtarisht kontratën ditën e djeshme dhe pas stërvitjes ka shkuar në shtëpinë e tij të re me familjen.

CR7 dhe familja e tij do të vendosen në një vilë luksoze me vlerë 14 milionë euro. Ndodhet në një lagje luksoze të ndërtuar enkas për të pasurit dhe aty nuk shihet shpesh njeriu i thjeshtë. Vila e zgjedhur nga portugezët ka tetë dhoma gjumi, një pishinë me përmasa olimpike, një shatërvan dhe gjithçka tjetër që i nevojitet një personazhi të famshëm në një vilë.

Në këtë lagje ka absolutisht gjithçka që një person i pasur mund të marrë në jetë, restorante, shkolla private, klinika, kopshte, qendra tregtare. Është sigurisht interesante që ligji i sheriatit nuk zbatohet në këtë pjesë të Riadit, kështu që njerëzit që jetojnë atje mund të jenë plotësisht të relaksuar dhe të shijojnë jetën.

Gjithashtu, edhe pse të pamartuarve u ndalohet të jetojnë së bashku, kjo nuk do të zbatohet për Ronaldon dhe Georgina Rodriguez. Me sa duket në Arabinë Saudite ata janë të gatshëm të thyejnë ligjet e tyre për të mbajtur të lumtur yllin e futbollit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online