Në Angli qeshin me deklaratën e Rashanit: Qëllimi im i madh, të marr fanellën e Harry Kane

Kosova do të përballet ndaj Anglisë, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Një sfidë prestigji kjo, ndërsa trajneri Shaland dhe Aliti kanë kërcënuar hapur “tre luanët” se do të kërkojnë marrjen e fitores dhe se nuk kanë frikë nga kundërshtari.

Por në të njëjtin linjë mendimi nuk është Elbasan Rashani, që ka një qëllim tjetër më “të rëndësishëm”. Madje në Angli kanë nisur edhe të qeshin dhe të paragjykojnë përfaqësuesen me të cilën do të luajnë, pasi Rashani shprehet se kërkon me patjetër të marr fanellën e Harry Kane.

“Më duhet ta pranoj se një nga qëllimet e mia më të mëdha këtë ndeshje, është që të marrë fanellën e ndonjë prej lojtarëve të Anglisë. Një prej lojtarëve që unë do të dëshiroja të merrja fanellën është Harry Keane, pasi një nga shokët e mi të skuadrës ku luaj, është fans i madh i Totenhemi”, ka thënë Rashani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online