Vijareali ka mposhtur Atalantën me rezultatin 3-2 në Bergamo duke siguruar kështu kualifikimin për në raundin me eliminim direkt në Champions League. Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, trajneri Unai Emeri ka ngritur në qiell skuadrën italiane, të cilën e quan një nga më të mirat në Itali dhe në Europë. Në momentin kur bergamaskët i dërguan shifrat në 2-3, kreu i pankinës së Vijarealit shprehet se priste një truk magjie nga kundërshtari për të përmbysur rezultatin.
“Ne e dinim shumë mirë se do të ishte e vështirë. Ishte e vështirë të shkoje në shtrat dje, me aq shumë adrenalinë në trup. Duhet të kuptojmë se si të menaxhojmë gjithçka, e dinim që në 1-0 dhe 2-0 ishim më të sigurt, ne duhej të vraponim, një për një, të kalonim portierin. Përveç barazimeve dhe lojërave të humbura, ne kishim nevojë për një fitore. Nuk duhej të pranonim asgjë. Në 3-2 prisja të dilte një lepur nga kapelja. Nuk mund të ishim të sigurt për veten tonë, bëmë shumë mirë.
Kjo Atalantë fiton 4-0 me Venecian, 5-2 ndaj Specias, bën 2-3 ndaj Vijarealit, duke rikuperuar pikë. Është një ekip me asin në mëngë, ka një stil shumë tipik, individual, të gjithë kërkojnë një dylu.ftim, driblime, edhe ndeshje fizike. Mund të shenosh gola. Nëse portieri nuk bën mrekulli, ose mbrojtja nuk është pa të meta, ti shënon gola. Arritëm të bëjmë ndeshjen që kishim në mendje. Tani Atalanta duelon për Skudeton, më pas luajti shumë mirë në Champions League. E dinim se ishte një nga skuadrat më të mira në Itali, por edhe në Europë. Plani i klubit është shumë i vendosur”, ka thënë Unai Emeri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/