Thuajse në çdo javë jemi mësuar që Murinjo të sulmojë një arbitër në përfundimin e takimit. Kjo nuk ndodhi në ndeshjen që Roma e humbi ndaj Interit, ku portugezi shprehu vlerësimet e tij për kryesorin.
Në mbrëmjen e djeshme ekipi i tij barazuar pa gola ndaj Bolognas. Duke qenë se arbitri i këtij takimi jo vetëm që e mbajti ndeshjen mirë për portugezin, por anojë në disa momente nga Roma, Murinjo ka zgjedhur një tjetër taktikë.
Pas këtij barazimi është Lacio që arrin për të barazuar me pikë Romën. Kështu Murinjo ka sulmuar arbitrin në të cilën skuadrën e Sarrit mundi Spezian, 3-4. “Në vitin 2022 mund të fitosh ende me një gol në pozicion jashtë loje. Por disa gazetarë fenomen duan ta fshehin”, përfundoi ironinë Murinjo. /Sport Ekspres/