“Ndryshuan dorën e kuzhinierit të mirë”, Matraxhiu flet për Tiranën: Po ndodh si te Partizani

Menaxheri shqiptar i futbollit, Andi Matraxhiu, ka bërë një analizë për Tiranën përpara nisjes së këtij sezoni. Si do të jetë kjo skuadër? Kjo është pyetja që shtrohet për kampionen e Superiores, ku në peshore anon një përfytyrim i situatës me Partizanin e Gegës dhe Skënderbeun e lavdishëm. Pra nëse do të bëhet fjalë për një rrëshkitje të këmbës pas daljes si kampion, si në rastin e të kuqëve me largimin e Gegës, ose në vazhdimin e suksesit për të fituar tituj të tjerë radhazi.

Disa ndryshime me peshë kanë ardhur tek Tirana, ku mund të veçohet edhe largimi i drejtorit Arbi Laçi, atje ku kishte nisur edhe një projekt për të mbërritur te lavdia. I ftuar në “Abc Neës”, Matraxhiu sheh një skenar të rrezikshëm për bardheblutë, megjithëse gjithçka ia lë kohës që ta tregojë për të parë mënyrën sesi do të funksionojë “orkestra e kampionëve të shkuar”.

“Tirana do kohë të analizohet. Në Ganë dhe Maqedoni morën lojtarë. Ata rrezikuan para dy vitesh me ata. Kthehemi një sezon më parë. Morën lojtarë nga kampionati shqiptar. Tani janë kthyer te një sëmundje e vjetër. Është një risk, por duhet parë. Po ndodh si me Partizanin. Ndryshuan dorën e kuzhinierit, kur e kishin të mirë. Ish-trajneri Mema kishte meritat e tij, pasi mori disa lojtarë si Cale. Lojtarët maqedonas mund të jenë shumë të mirë, por duhet kohë ta njohin kampionatin tonë sikurse Cale e Torassa që morën verën e shkuar”, u shpreh Matraxhiu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online