Ndryshon rregulli, Panuçi: Skuadra do të zgjedhë kapitenin e përhershëm!

Kristian Panuçi ka lajmëruar sot se nuk do të jetë më në fuqi rregulli i vendosur nga ai se lojtari që ka më shumë prezenca me fanellën kuqezi do të jetë kapiten. Në fund të konferencës vetë tekniku italian ka theksuar se skuadra do të zgjedhë kapitnin dhe dy zëvendëskapitenë, por njëkohësisht ka thënë se skuadra ishte e kënaqur me rregullin e tij.

“Kapiteni u bë çështje ndërkombëtare. Unë fola me presidentin dhe të gjithë djemtë sepse është e rëndësishme që vendimet të merren në grup. Mos filloni të merrni lojtarët për t’i pyetur se kush do të jetë kapiten”.

“Grupi do të zgjedhë kapitenin dhe dy zëvendëskapitenë. E rëndësishme është kë ndjejnë kapiten. Unë ju dhashë këtë mundësi dhe këtë zgjidhe dhe ishin të kënaqur për këtë situatë ,por nuk do të thotë se kapiteni do të luajë gjithnjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *