Ndryshohet formati për kualifikimin në Europian dhe në Botëror, ja rregullat e reja të UEFA-s

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot në Nion të Zvicrës, ku ka marrë vendime për riformatimin e Ligës së Kombeve dhe kualifikueseve për në Europian dhe Botëror. Ndryshimet e bëra do të zbatohen në shtatorin e vitit 2024, pas zhvillimit të Euro 2024. Sa i përket Ligës së Kombeve, do të shtohet një tjetër fazë knock-out në muajin mars, ku do të ndeshen Kombëtaret që renditen në vendin e tretë në Ligën A me ato të renditura në vendin e dytë në Ligën B, si dhe Kombëtaret që renditen të tretat në Ligën B me ato që renditen të dytat në Ligën C.

Ndërkohë, për kualifikueset në Europian dhe në Botëror do të përdoren grupe me nga 4 dhe 5 ekipe. Në tërësi do të jenë 12 grupe, ku vendet e para do të sigurojnë kualifikimin direkt. Ndërkaq vendet e dyta mund të sigurojnë kualifikimin direkt ose të ndeshen në “play off“ në Ligën e Kombeve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online