Ndryshimi i trajnerëve nuk ia lëkund pozitat, Vrioni zë rrënjë në ekipin e parë të Juventusit

Xhakomo Vrioni po përjeton ëndrrën e tij te Juventusi. I blerë në merkaton e dimrit si një përforcim për ekipin U23, e ardhmja e tij ndryshoi kurs pas rikthimit nga pandemia. Sarri e mori për t’u stërvitur gjatë gjithë kohës me ekipin e parë, madje edhe duke e grumbulluar për ndeshjet zyrtare. Por qershia mbi tortë do të ishin ato pak minuta të debutimit në fushën e lojës me fanellën bardhezi.

Largimi i Sarrit mund të mendohej se do të sillte edhe kthimin te 23-vjeçarët, por ndryshimi i trajnerëve nuk ia lëkund aspak pozitat. Vrioni duket se ka zënë rrënjë në ekipin A të “Zonjës së Vjetër”, teksa Pirlo i beson sërish një vend në listën e të grumbulluarve në sfidën e nesërme kundër Romës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *