Djali i Fadil Vokrrit, Gramoz Vokrri, ka dhënë një deklaratë në lidhje me zhvillimet e fundit që po ndodhin në Kosovë. Kështu politikanë të ndryshëm kanë përdorur figurën e kësaj përfaqësuese për fushatën e tyre sa i përket zgjedhjeve që priten të zhvillohen.
Në një intervistë dhënë për “BBC”, Gramoz Vokrri është shprehur se babai i tij i ndierë dhe njëkohësisht presidenti i përjetshëm i FFK-së, Fadil Vokrri, nuk ka bërë asnjëherë një deklarim politik në gjithë jetën e tij.
“Babai im nuk ka bërë asnjëherë një deklarim politik në gjithë jetën e tij. Kjo pasi ishte fokusuar vetëm te futbolli, që është më lartë se gjithçka tjetër. Kështu u futëm në UEFA dhe FIFA. Pas pavarësisë, ishte ajo që shënoi Kosovën dhe njerëzit nisën të festonin shumë, si të ishte fituar Kupa e Botës”, ka thënë Gramoz Vokrri. /Sport Ekspres/