Dikur e quante “të pashitshëm”, sot Florentino Perez mendon ta shkëmbej yllin madrilen me Pogba

Zinedin Zidane është i çmendur pas Pogba. Kjo nuk ka pikë dyshimi pas edhe me merkaton e mbyllur tekniku i madrilenëve mendon për mesfushorin francez. Pas shumë tentativash të fshehtash gjatë merkatos së verës Man.United nuk vendosi të lëshojë pe ndaj ofertave të ulta të spanjollëve. Pogba vlen sa një minierë ari. Anglezët shpenzuan shumë për ta blerë nga Juventus kështu qa nuk duan të bëjnë të njejtin gabim dy herë.

Në këto kushte “Los Blankos” janë zënë ngushtë duke synuar alternativa të reja. I sakrifikuari i këtij transferimi pritet të jetë Isco. Dikur mesfushori spanjoll pëlqehej aq shumë nga presidenti Perez sa ky i fundit vendosi një klauzolë të çmendur për largimin e tij, plot 1 miliard euro. Por i detyruar apo në presionin  e Zidane, presidenti madrilen mund të bëjë lëshime.

Në mediat e huaja po përflitet që në janar të ketë një shkëmbim Isco-Pogba. Në Angli mesfushori spanjoll pëlqehet shumë nga drejtuesit e United si një trekuartist i duhur për skuadrën. Ndërsa nga ana tjetër Zidane mund të përmbushë dëshirën për të afruar mesfushorin francez te kampionët e Spanjës. Nuk dihet ende nëse do të ketë edhe para në mes  të dy shkëmbimeve por një gjë është e sigurtë, janari do të jetë i nxehtë në merkato./ Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online