Ndryshimi i Champions League me Serinë A, lojtari i Milanit kupton nivelin më të lartë të futbollit

Milani u rikthye në Champions League pas 7 vitesh mungesë. Ndeshja e parë mes kuqezinjve dhe Liverpoolit ishte një sfidë e zjarrtë, teksa disa herë përmbysje të rezultatit. Takimi përfundoi 3-2 në favor të anglezëve, të cilët morën kreun e klasifikimit në grupin B.

Mbrojtësi i Milanit, Davide Calabria deklaroi se vetëm në Champions League e kupton që niveli i skuadrave është ndryshe nga Seria A. “Ata filluan vërtet fort, me një ritëm të ndryshëm edhe shumë më të fortë në krahasim me ekipet me të cilat përballemi në Serie A. Liverpool është ekip shumë i fortë, me lojtarë fantastikë.

Urime kundërshtarit, ne ishim të pakujdesshëm në fillim, por më pas gjetëm ekuilibrin e duhur. Duhet të jemi të vëmendshëm, pësimi i dy golave në kohë mjaft të shkurtër është e papranueshme.”- u shpreh Davide Calabria. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online