VIDEO/ E kupton se nuk ndodhet në Barcelonë, lojtarët e PSG-së e “braktisin“ Mesin para rivalëve

Të gjithë sytë ishin kthyer nga ai, por në fushë e pati të vështirë të linte gjurmë. Megjithëse përballë kishte një kundërshtar modest, krahasuar një PSG miliardere dhe me yje në skuadër, Lionel Mesi nuk ia doli të tregonte atë lojtarin që jemi mësuar të shohim gjithnjë te Barcelona. “Pleshti” u izolua me sukses nga Klub Bryzh, ndërsa lojën ia bënë më të vështirë edhe vetë shokët e tij të skuadrës.

Këtë e pasqyron një video e kapur gjatë ndeshjes kundër belgëve, në të cilën Mesi e kupton fare mirë se nuk ndodhet më në Barcelonë. Lojtarët e PSG-së qendrojnë të palëvizur pas 6 herë fituesit të Topit të Artë dhe thjesht e shohin të vallëzojë me topin. I gjendur mes tre rivalëve, Mesi përpiqet të krijojë hapësira por e ka të kotë, pasi shokët e skuadrës i ka të gjithë pas tij dhe nuk e marrin mundimin të lëvizin përpara duke e lënë të braktisur, pavarësisht se rezultati nuk ishte i favorshëm për ta./Sport Ekspres/

https://twitter.com/MessiMX30i/status/1438244438460047362

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online